Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje

Dy persona janë lënduar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Njëri prej tyre dyshohet se u lëndua nga një mjet i mprehtë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi