Thirrja e Ukrainës për anëtarësim në NATO, shtetet anëtare e presin Trumpin derisa ta merr detyrën

Një numër i shteteve anëtare të NATO-s po presin që administrata e re e ShBA-së të marrë detyrën përpara se të vendosin për kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën transatlantike.

Kievi u ka kërkuar ministrave të Jashtëm të NATO-s të thërrasin një takim në Bruksel këtë javë, por lëvizja duket e pamundur mes kundërshtimit nga disa kryeqytete dhe situatës në Uashington.

Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ShBA-së, ka thënë se do t’i japë fund luftës së Rusisë me Ukrainën brenda një dite, por planet e ekipit të tij për politikën e Ukrainës mbeten të paqarta.

“Në parim, ne si liderë politikë kemi rënë dakord që Ukraina do të jetë anëtare”, tha ministrja e Jashtme letoneze, Baiba Braze, për Reuters në margjinat e takimit.

“Çështja është se çfarë kushtesh kur, dhe padyshim që këtu duhet të bashkohet aleanca. Të gjithë aleatët, aktualisht, të gjithë presin që administrata e re amerikane të fillojë të punojë, kështu që unë mendoj se ky është një aspekt që thuhet ose nuk thuhet, por është një realitet”, shkruan Reuters.

 

Kategoritë
BotaLajme