Thirrje nga tifo-grupi Arpagjikt: Ta ndalim kapjen e klubit nga Shaqir Totaj

Tifo-grupi i klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjikt” kanë bërë thirrje që të ndalohet kapja e klubit nga Shaqir Totaj dhe menagjeri i ti personal Arlind Kaqaniku, transmeton Gazeta e Re

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ky grup ka reaguar duke bërë thirrje që të ndalohet politizimi i këtij klubi që sipas tyre këtë po mundohet ta bëjë kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj./Gazetaere

Postimi i plotë

Sot të gjithë së bashku do ta ndalim kapjen e klubit nga Shaqir Totaj dhe menagjeri i ti personal Arlind Kaqaniku.

Pra, sot nga ora 19:00 tek Hotel City (te Qylhani) ftojmë gjithë qytetarët ish basketbollistët ndër gjenerata dhe simpatizantët e klubit që bashkarisht ta ndalim kapjen e klubit nga personat që para katër vitesh e futën klubin në borgje dhe e fundosën emrin e Bashkimit përball sponzorëve dhe lojtarëve të atëhershëm.
Kuvendar të dashur të klubit mos lejoni që klubi te bie në duart e këtyre personave për vetëm që dikujt nga ju i’u është premtuar ndonjë favor, pozitë apo diqka e tillë.
Nuk shitet klubi për asnjë çmim e lëre më për ndonjë pozitë…
Jemi të njoftuar që edhe djali i kryetarit të qytetit ka kërkuar që mos të rikthehet Kaqaniku në klub dhe për këtë ka javë që janë përqarë bab e bir.
Plani i këtyre èshtë që në krye të klubit te vie si kryetar Tyran Kosova (figur) ndërsa menagjer Arlind Kaqaniku dhe disa të kryesisë aktuale të cilët na tradhtuan për pozitat qe ju ofruan ku ne do ti bëjmë të ditur në postimin e radhës edhe emrat e këtyre qe shitën veten për pozitat qe i’u ofruan nga Shaqir Totaj & co.
Ne nuk jemi kundër që kryetari i Prizrenit ta ndihmoj klubin të cilit i ka borgj mirëpo ai është duke e kapur klubin dhe kursesi nuk pajtohemi me prurjen e Kaqanikut aty ku në rast klubi nuk është duke u ndihmuar por dëmtuar e këtë së bashku duhet ta ndalojmë dhe do të jemi kundër së keqen gjithmonë vetëm që ta shohim klubin mirë dhe në duart njerzve që i’a duan të mirën klubit dhe jo interesave personale.
Shihemi sonte nga ora 19:00 te Hotel City tek Qylhani!
Me respekt Arpagjik’t!

 

Kategoritë
LajmeSport