Tifozët e Arabisë Saudite “u çmendën” pas golit, nga gëzimi shqyen portat nga bagelët (Video)

Skuadra e futbollit të Arabisë Saudite bëri sot një surprizë të klasit të parë në Kupën e Botës duke mposhtur Argjentinën me rezultat 2:1 dhe sauditët e festuan triumfin në mënyrë madhështore.

Argjentina kryesoi me golin e Lionel Messit nga penalltia në minutën e dhjetë, dhe në pjesën e dytë, fillimisht Saleh Al Shehri barazoi në 1:1 në minutën e 48-të dhe pesë minuta më vonë Al Dawsari shënoi për 2:1.

Pas ndeshjes ka pasur një festë të paprecedentë nga futbollistët dhe tifozët e Arabisë Saudite, e cila ka vazhduar jashtë stadiumit dhe me atë rast sauditët kanë vendosur të imitojnë festën e famshme “Siuuu” të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, goditja e vërtetë ishte videoja që tregonte sauditët duke festuar golin e epërsisë në vendlindjen e tyre, dhe një tifoz në veçanti u dallua teksa ai thjesht grisi derën nga bagelët dhe e hodhi atë para hyrjes.
Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe siç pritej u bë hit në internet.

Në turin e dytë, argjentinasit do të luajnë me Meksikën, ndërsa Arabia Saudite do të luajë kundër Polonisë./Gazetaere

Kategoritë
Sport