Tifozët e Beşiktashit e mbushën fushën me lodra për fëmijë nga qytetet e shkatërruara të Turqisë (Video)

Tifozët e Beşiktashit hodhën sot mijëra lodra nga tribuna në fushë për fëmijët që u prekën nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë më 6 shkurt.

Një numër i madh fëmijësh kanë mbetur pa shtëpi, pa prindër apo pa familjarë. Ajo për të cilën apeluan edhe organizatat humanitare ishte fakti që të vegjlit mbetën pa lodrat e tyre, të cilat mund t’u siguronin një dozë të vogël rehati në kohë të vështira.

Këtë gjë e kanë njohur edhe tifozët e klubit të futbollit të Stambollit dhe sasia e lodrave shihet më së miri në video.
Lodrat u hodhën në fushë në minutën simbolike 04:17 të ndeshjes, duke qenë se tërmeti i parë shkatërrues goditi Turqinë juglindore në orën 04:17 të mëngjesit të 6 shkurtit.

Kategoritë
Sport