Ka nisur Kupa e Botës në Katar dhe tashmë në ndeshjen e parë mes mikpritësve dhe Ekuadorit, kamerat dhe fotoreporterët në tribuna kapën tifozët e bukura.
Disa prej tyre kishin veshur hixhabe dhe rroba në ngjyrat e kombëtares së Katarit.
Një vajzë me flokë të zeza e veshur me ngjyrat e flamurit të Katarit dhe me një pamje të spikatur tërhoqi të gjithë sytë. Para ceremonisë së hapjes së kampionatit dhe më pas nisjes së ndeshjes, zonja e fotos ishte në plan të parë.
Ajo, si zonjat e tjera të pikasur nga fotografët, shkatërron paragjykimin se vetëm meshkujt kënaqen duke parë futboll.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror të 22-të të Futbollit, Ekuadori mposhti në Al Khor mikpritësin e kampionatit Katarin me rezultat 2-0.