Tifozët e Ipswich Townit kundër Aro Muriqit, kërkojnë ta zëvendësojnë portierin kosovar.
Një faj të madh tifozët ia kanë lënë portierit të Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, shkruan Indeksonline
‘As a fan, I just do not have too much confidence right now. But seriously, I do not want to write him off. I am desperate to see him succeed, as much as I am the team.’
Për shkak të disa gabimeve që portieri kosovar po i bën pothuajse në çdo ndeshje, nga tifozët është kërkuar që Muriqi të zëvendësohet.
Në ndeshjen e ardhshme ndaj Leicester Cityt, tifozët kanë kërkuar që poriteri, Christian Walton të jetë në portë para Aro Muriqit.
Do shohim nëse trajneri i Ipswich Townit do t’i ketë parasysh këto komente nga tifozët e klubit.