Tifozët e klubit gjerman grumbulluan 652 mijë euro, stadiumi nuk do të mbajë emrin e sponsorit të tyre

Tifozët e Eintracht nga Braunschweig mblodhën më shumë se 650,000 euro për të ndihmuar financiarisht klubin dhe për të mbajtur emrin origjinal të stadiumit, në vend që t’ia shesin atë njërit prej sponsorëve.

Sipas mediave gjermane, ky aksion është nisur nga tifozët e Eintracht në maj të vitit të kaluar, dhe deri më sot ata kanë mbledhur saktësisht 652,421 euro dhe do t’i dhurojnë të gjitha paratë për klubin dhe në fund do të luftojnë që stadiumi të mbajë emrin e tij origjinal – Eintracht- Stadiumi.

Gjithashtu shtohet se kanë marrë pjesë gjithsej 2773 fansa, që do të thotë se mesatarisht secili prej tyre ka dhuruar më shumë se 200 euro në një vit.

“Entuziazmi ishte i pranishëm jo vetëm në fillim të fushatës, por gjatë gjithë kohës, të gjithë punuan shumë për një vit, përfshirë edhe vullnetarët, dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhet më e qartë se çfarë vlere ka emri për të gjithë qytetin tonë dhe klubi për tifozët tanë”, tha ai. Erik Lieberknecht, zëdhënës i tifozëve të Eintracht, vazhdoi me krenari:

“Ne jemi i vetmi klub në futbollin gjerman, emri i të cilit gjendet në emrin e stadiumit”.
Në këtë nismë morën pjesë edhe futbollistë dhe presidentë të dikurshëm dhe aktualë.

Kategoritë
Sport