Tifozët e Sherifit janë rrahur në Beograd, dy përfunduan në spital

Në prag të ndeshjes së kthimit të finales së 1/16-tës së Ligës së Konferencës mes Partizanit dhe Sherifit, kanë ndodhur trazirat e tifozëve, ku avantazhin e kanë marrë mysafirët nga Moldavia.

Gjegjësisht, në afërsi të stadiumit “Rajko Mitiq” të mërkurën rreth orës 21:00 disa huliganë rrahën katër simpatizantët e Sherifit të cilët ishin në rrugë pa shenja.

Huliganët i kanë kapur në parking në dalje nga një treg në Bulevardin e Çlirimit dhe më pas i kanë rrahur. Dy tifozë të Sherifit u dërguan në spital dhe u trajtuan gjatë natës përpara se të liroheshin për trajtim në shtëpi me lëndime të lehta.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për tifozët e Partizanit apo të Crvena zvezdës dhe në disa media serbe dalin informacione të ndryshme, pasi disa shkruajnë se janë Grobari, ndërsa të tjerë se është Delija.

Janë shqyrtuar regjistrimet e të gjitha kamerave të vëzhgimit dhe ka indicie se cilët janë fajtorët e sherrit, ndaj janë në kërkim. Në hetim janë përfshirë edhe anëtarë të rendit dhe qetësisë publike që kanë më shumë përvojë me grupet e tifozëve.

Kujtojmë që sonte në ora 18:45 në Humska është caktuar ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Sherifit.

Kategoritë
Sport