Tifozët kanë një teori pse Neymar nuk e gjuajti penalltinë kundër Kroacisë

Neymar është kritikuar nga tifozët pasi ylli i Brazilit nuk arriti të gjuante në penallti kundër Kroacisë.

Tifozët në rrjetet sociale patën menjëherë një teori se Neymar donte të gjuante i fundit për të shënuar penalltinë vendimtare dhebëhet personazhi kryesor.

“Nuk e kuptoj pse penalltitë më të mira vendosen të fundit në radhë”.

“Ai mund të merrte gjithë lavdinë, por të presësh paraprakisht që gjithçka të jetë ashtu është ose marrëzi ose arrogancë. Zero simpati.”

“Unë kurrë nuk do ta kuptoj pse më i mirë në ekip gjuan i pesti. Neymar duhet të kishte gjuajtur i pari.

(Neymar, Cristiano, Salah) po kursejnë veten për goditjen e pestë sepse duan gjithë vëmendjen dhe lavdinë”.

Kategoritë
Sport