Tifozët kroatë të gatshëm për duel me Marokun kanë sjellë edhe një flamur 200 metra të gjatë

Tifozët kroatë janë ngritur në këmbë që nga orët e para të mëngjesit dhe janë gati për të pritur ndeshjen e xhiros së parë të Botërorit në Katar kundër Marokut, transmeton reporteri i portalit Klix.ba nga Doha.

Edhe pse ora e ndeshjes (13:00 me orën lokale, ora 11:00 me orën tonë) nuk është e pëlqyer, tifozët kroatë mblidhen me humor të mirë dhe më pas presin të shkojnë në stadium.
Me këtë rast ata kanë sjellë edhe një flamur të veçantë 200 metra të gjatë dhe 100 kilogramë, të cilin e shpalosën mëngjesin e sotëm në qendër të Dohas.

Mediat kroate paraprakisht shkruanin se ka mbërritur si ngarkesë speciale me avion nga Zagrebi në Doha dhe se për ta lëshuar atë nga aeroporti nga doganierët duhet marrë leje speciale nga policia.
Për hir të sigurisë, në doganë nuk donin t’i linin asgjë fatit, ndaj kontrolluan flamurin. E shpalosën të gjitha dhe e paketuan sërish. Ishte një proces që zgjati më shumë se një orë.

Kujtojmë se Kroacia hap Kupën e Botës sot në orën 11:00 me ndeshjen e xhiros së parë kundër Marokut.

Ndeshja luhet në stadiumin Al Bayt në Al Khor dhe sipas opinionit publik, profesionistëve dhe basteshkruesve, Kroacia është favorit i lehtë në këtë ndeshje./Gazetaere

Kategoritë
Sport