Tifozi futet në fushë në finalen e Australian Open – sigurimi mbron Nadal e Medvedev

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në botën e tenisit.

Derisa po zhvillohet finalja mes Rafael Nadal dhe Daniil Medvedev, në Australian Open, një tifoz ka kërcyer nga tribuna për t’u futur në fushë.

Tifozi po protestonte duke kërkuar liri për refugjatët, pasi kështu shkruante në pankartën që kishte me vete.

Sigurimi i kapi shpejtë tifozin dhe i doli në mbrojtje reketit spanjoll e atij rus.

Për fat të mirë, nuk ka pasur ndonjë eskalim të situatës, pasi gjithçka u neutralizua shpejt.

Kategoritë
Sport