Tifozi i tërbuar theu kamerën në derbin e Barcelonës, drejtori mori “hakmarrje” të ashpër ndaj tij

Lojtarët e Barcelonës fituan titullin e 27-të të kampionatit spanjoll dhe pasi filloi festimi në fushën e rivalit të qytetit Espanyol, tifozët e zemëruar vendas vrapuan në fushë dhe u pa një kaos i vërtetë. Me atë rast një fans ka thyer kamerën edhe pse ka tentuar të fshihet, por regjisori e ka zmadhuar dhe ka gjasa të identifikohet.

Tifozët e pakënaqur vendas nuk kanë mundur të shikojnë festën e kundërshtarëve dhe trishtimin e lojtarëve të tyre, ndaj kanë “sulur” në fushë të zemëruar.

Lojtarët e Barcelonës filluan të panikohen dhe të ikin në dhomën e zhveshjes, dhe një huligan theu kamerën, pas së cilës ai u përpoq të fshihte identitetin e tij me një xhaketë dhe të mbetej i pandëshkuar.

Mirëpo, e gjithë kjo është vënë re nga regjisori, i cili ka ndjekur me vëmendje çdo hap të tij dhe e ka zmadhuar, ndaj policia do të mund të përcaktojë shumë lehtë identitetin e huliganit.
Skuadra e Espanyolit është në vendin e parafundit të 19-të me 31 pikë të fituara, katër më pak se Valladolid, i cili është i pari mbi zonën e rënies dhe deri në fund të sezonit do të duhet të luftojë për mbijetesë. Pas asaj që bënë sonte tifozët e tyre, ka shumë mundësi që në fund të sezonit të mbeten pa mbështetje nga tribuna.

Kategoritë
Sport