Tifozi u pendua “brenda natës” pasi bëri tatuazh emrin e Messit në ballin e tij

Mike Jambs, një influencues kolumbian, është shprehur i penduar pasi bëri tatuazh emrin e Messit në ballin e tij, në nder të kampionit argjentinas që udhëhoqi kombëtaren e tij drejt titullit të Kupës së Botës në Katar.

Përveç emrit Messi në ballë, Jambs ka një tatuazh me tre yje (sa herë Argjentina ka fituar kampionatin botëror) në njërën faqe dhe një D10S në tjetrën.

Pas kësaj ranë shumë kritika ndaj tij, ku disa e quajtën “budalla” pasi postoi një video në Instagram ku shihet duke bërë një tatuazh të çuditshëm. Ai fillimisht hodhi poshtë të gjitha kritikat, duke mbrojtur zgjedhjen e tij:

“Unë nuk po i bëj asgjë të keqe askujt dhe asgjë të paligjshme.”

Megjithatë, brenda natës tifozi kolumbian ndryshoi mendje, duke pranuar se do të dëshironte të kthehej pas në kohë:
“Jam penduar që kam bërë tatuazhin, sepse në vend të gjërave pozitive më ka çuar në shumë situata negative, si personalisht ashtu edhe për familjen time, nuk e mendoja se do ta thoja kaq shpejt dhe u ndjeva shumë krenare për atë që bëra, por tani do të doja të mos e kisha bërë”, pranoi kolumbiani.

Kategoritë
Sport