Zyra e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kabul ka ofruar 2.000 komplete për trajtimin e kequshqyerjes në Afganistan për të parandaluar rritjen e sëmundjeve që burojnë nga kjo dukuri.
Kompletet iu dorëzuan autoriteteve në një ceremoni të mbajtur në provincat Helmand dhe Zabul në bashkëpunim me Ministrinë afgane të Shëndetësisë.
Duke folur në ceremoni, drejtori i shëndetësisë në provincën Helmand, Sayed Ahmad Said falënderoi shtetin dhe popullin turk për ndihmën e tyre, duke deklaruar se kompletet e ndihmës për kequshqyerjen janë jetike.
Drejtori i Shëndetësisë në provincën Zabul, Abdul Hakim Hakimi tha se Afganistani po kalon një periudhë të vështirë dhe se kompletet e kequshqyerjes në një kohë si kjo kanë shpëtuar jetën e mijëra familjeve.
Hakimi tha se ky projekt nuk duhet parë vetëm si një komplet i kequshqyerjes.
“Nëna që nuk mund të hajë siç duhet as fëmija nuk mund të hajë, ndaj familjet e prekura nga sëmundje të ndryshme përballen me rrezik të drejtpërdrejtë të vdekjes”, tha ai.
Hakimi tha se projekte të tilla kuptimplote dhe jetëshpëtuese vijnë nga vende të vërteta miqësore dhe vëllazërore.
Koordinatori i TIKA në Kabul Zuhtu Çal theksoi rëndësinë e 2.000 kompleteve të mbështetjes për kequshqyerjen e siguruar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Afganistanit dhe vuri në dukje se një nga fushat në të cilat TIKA punon më shumë në Afganistan është shëndetësia.
Çal theksoi se si TIKA marrin përgjegjësinë për këtë çështje të rëndësishme për shkak të vdekshmërisë së lartë të shkaktuar nga kequshqyerja në të gjithë Afganistanin.
Çal gjithashtu tha se do të përpiqen të bëjnë më të mirën në këto dhe në fusha të tjera në kuadër të mundësive të tyre në të ardhmen, ndërsa shtoi se nënat e fëmijëve të diagnostikuar me kequshqyerje do t’u jepen komplete mbështetëse për kequshqyerjen gjatë ekzaminimeve nga institucionet shëndetësore.
Kompletet e kequshqyerjes përfshijnë 15 kilogramë miell të fortifikuar, 30 tableta multivitamina, 800 gram yndyrë të fortifikuar, 1 kuti biskota BP-5, 400 gram pluhur MN (përzierje fasulesh dhe qiqrash).