TIKA dhuron pajisje bujqësore për Maqedoninë e Veriut

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Söğüt në një deklaratë tha se TIKA realizon projekte në fusha të ndryshme dhe se përkrahja e bujqësisë dhe zhvillimit rural është një fushë e veçantë në mesin e tyre.

Në Komunën e Konçës e cila ndodhet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut u mbajt ceremonia e dorëzimit të projektit për Mbështetjen e Pajisjeve Bujqësore për Bujqësi të Qëndrueshme nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni morën pjesë koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt dhe kryetari i Komunës së Konçës, Zllatko Ristov si dhe zyrtarë dhe fermerë që pranuan grante.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Söğüt në një deklaratë për gazetarët tha se TIKA realizon projekte në fusha të ndryshme dhe se përkrahja e bujqësisë dhe zhvillimit rural është një fushë e veçantë në mesin e tyre.

“Kemi multikultivatorë. Audienca jonë e synuar është më shumë se 1.000 fermerë. Kemi makina për pesticide. Në fakt, prodhuesit dhe fermerët tanë do të jenë në gjendje t’i përdorin këto pajisje me palët e tjera të interesuara dhe prodhuesit si kolektiv dhe t’i ofrojnë ato publikut”, tha Söğüt.

Ai theksoi se kanë realizuar projekte në fusha si kultivimi i arrës dhe i luleshtrydhes, të bletarisë, si dhe në zhvillimin e fidanishteve të frutave. Söğüt tha se janë të lumtur që këto projekte janë të suksesshme dhe rriten të ardhurat e prodhuesit.

“Shpresojmë që ky projekt të jetë një mundësi për të arritur qëllimet që synojmë. Ne besojmë se bujqësia dhe blegtoria është një fushë shumë e rëndësishme për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe përmirësimin e parametrave në këtë fushë është shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm për standardet e jetesës së qytetarëve dhe popujve tanë këtu”, tha Söğüt.

Kreu i Konçës, Ristov tha se TIKA ofron mbështetje për motokultivatorë dhe pajisje të tjera bujqësore dhe falënderoi TIKA-n për grantin.

“Deri më tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me TIKA-n. Mendoj se ky projekt është granti i dytë që kur jam kryetar komune. Sinqerisht shpresoj që do të vazhdojë. I përgëzoj personalisht grantmarrësit (fermerët). Shpresoj që t’i përdorin me sukses (pajisjet)”, tha Ristov.

Në këtë kontekst, TIKA ka dhuruar 20 motokultivatorë për lëvrim dhe 20 makina bujqësore për spërkatje dhe spërkatje të plehrave që do të përdoren së bashku nga 1.000 familje fermere të cilat jetojnë nga sektori i bujqësisë për të rritur sipërfaqet e prodhimit dhe për të përmirësuar teknologjinë e prodhimit në Shtip, Demir Kapi, Konçë, Valandovë, Veles, Negotinë, Bosilovë, Vasilevë dhe Gostivar.

Kategoritë
LajmeRajoni