TIKA mbështetje për Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të mbështetjes u realizua instalimi i pajisjeve të ruajtjes së qendrës së të dhënave të arkivit dhe pajisje me disqe të jashtme, laptopë dhe kompjuterë, pajisje profesionale të skanimit të dokumenteve dhe mikrofilmave.

Sot në Shkup u mbajt ceremoni me rastin e përfundimit të projektit të hapjes, rregullimit, pajisjes me mobilie dhe pajisje teknike të Departamentit të Arkivit të Periudhës Osmane pranë Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni morën pjesë nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, dhe drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Emil Krsteski, si dhe zyrtarë të TIKA-s, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe të ftuar të tjerë.

Në deklaratën e tij për shtyp, nënkryetari i TIKA-s Çevik tha se Perandoria Osmane ka zhvilluar një stil jetese në këtë rajon për afro 500 vjet dhe se që nga periudha osmane janë ndërtuar më shumë se 16 mijë trashëgimi kulturore materiale dhe shpirtërore.

Duke shprehur se ata i dalin zot historisë së përbashkët të dy vendeve së bashku, Çevik tha: “Ne do të fillojmë të hedhim dritë mbi të ardhmen duke kryer rinovimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të një njësie arkivi të periudhës osmane, e cila u krijua për herë të parë”.

Duke u shprehur se këto punime i kryejnë prej rreth 18 vitesh për të zbardhur arkivat, dokumentet, regjistrat dhe fletoret osmane të asaj periudhe, për t’ua transferuar gjeneratave të ardhshme dhe për t’ua paraqitur përdoruesve, Çevik theksoi se do të punojnë më aktivisht me themelimin e kësaj njësie.

“Në fazën e parë bëjmë një vlerësim në kuadër të ekspertëve në negociatat mes palëve, cili institucion, cili organizim kryhet dhe si bëhet. Më vonë, ekspertët turq vijnë në vendin e projektit, ashtu siç ishte këtu në të kaluarën në konsultim me bashkëbiseduesit e tyre, ata përcaktojnë fushat e tyre të punës dhe planet e veprimit. Pas kësaj fillojmë me furnizimin e pajisjeve të nevojshme me makineritë, si për lexim ashtu edhe për numërim. Pas kësaj, fillojnë punimet e regjistrimit dhe punimet për marrjen e imazheve. Mbi të gjitha, merren masa për mbrojtjen e këtyre arkivave dhe transferimin e tyre te brezat e ardhshëm dhe këto imazhe transferohen në mediat digjitale. Mendoj se deri më tani janë marrë më shumë se 150 mijë imazhe. Në Maqedoninë e Veriut janë shqyrtuar më shumë se 30-40 mijë dokumente”.

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Krsteski, tha se kishte premtuar hapjen e një njësie të periudhës osmane sapo të emërohet në krye të këtij institucioni.

“Kjo po ndodh edhe sot me pajisjet e dhuruara nga TIKA. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim të mirë me TIKA-n. Marrëdhëniet me Republikën e Türkiye-s janë përgjithësisht në një nivel shumë të lartë miqësie. Shpresoj që bashkëpunimi profesional, shkëmbimi reciprok i ekspertëve, veçanërisht bashkëpunimi në digjitalizimin e dokumenteve nga periudha osmane dhe historia më e re, të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Krsteski.

Në kuadër të mbështetjes u realizua instalimi i pajisjeve të ruajtjes së qendrës së të dhënave të arkivit dhe pajisje me disqe të jashtme, laptopë dhe kompjuterë, pajisje profesionale të skanimit të dokumenteve dhe mikrofilmave që përdoret në punimet e arkivimit dhe e cila është e vetmja në institucionet publike të Maqedonisë së Veriut, si dhe njësi të nevojshme kompjuterike, skanerë të librave të arkivit dhe pajisje printuese.

Kategoritë
LajmeRajoni