TIKA ndihmoi rinovimin e kishës ortodokse në Liban

Prifti i Kishës Ortodokse Greke në Kfeir, Bukran Kostayek, duke folur për AA, falënderoi Ambasadën e Türkiyes në Bejrut dhe zyrën e TIKA-s në Liban, si dhe popullin dhe qeverinë turke për mbështetjen e dhënë për Kfeir-in.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ofroi mbështetje për mobilimin e Kishës historike Ortodokse Greke në fshatin Kfeir në jug të Libanit dhe rinovimin e kambanores së saj, raporton Anadolu Agency (AA)

Në ceremoninë e mobilimit të kishës 170-vjeçare morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Bejrut, Ali Barış Ulusoy, koordinatori i TIKA-s në Liban, Orhan Aydın, anëtarë të Fondacionit të Kishës Ortodokse Greke dhe banorë të fshatit.

Pas shërbesës së mbajtur në kishë, ambasadori Ulusoy mbajti një fjalim mbi punën e kryer nga TIKA, duke thënë se “TIKA e realizoi këtë projekt në bashkëpunim me Fondacionin e Kishës Ortodokse Greke, i cili ka vështirësi në mbledhjen e donacioneve për shkak të krizës ekonomike që po kalon Libani”.

“Falë kontributeve të TIKA-s, kambanorja e kishës u rinovua. U rinovua edhe salloni me kapacitet për 300 persona që përdoret si vend ngushëllimesh dhe takimesh. Gjithashtu u vendosën kondicionerët e nevojshëm në sallon”, shtoi ambasadori turk.

Prifti i Kishës Ortodokse Greke në Kfeir, Bukran Kostayek, duke folur për AA, falënderoi Ambasadën e Türkiyes në Bejrut dhe zyrën e TIKA-s në Liban, si dhe popullin dhe qeverinë turke për mbështetjen e dhënë për Kfeir-in.

Kategoritë
BotaLajme