Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetarja e Bashkisë Fier, Suela Prifti, si dhe përfaqësues të Spitalit Rajonal Memorial në Fier.
Në qytetin e Fierit është organizuar aktiviteti për përfundimin e projektit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për rikonstruksionin dhe mobilimin e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier.
Në një njoftim nga TIKA thuhet se në aktivitetin e inaugurimit ishin të pranishëm ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetarja e Bashkisë Fier, Suela Prifti, drejtuesja e Shtëpisë së të Moshuarve Fier, Dorina Gjino, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare, si dhe përfaqësues dhe mjekë të Spitalit Rajonal Memorial në Fier, i ndërtuar me mbështetjen financiare të Türkiyes.
“Pas vizitës në ambientet e rinovuara dhe të mobiluara, ambasadori Atay u takua me të moshuarit dhe tha se midis popullit turk dhe shqiptar ekziston një vëllazëri dhe miqësi që daton shekuj më parë dhe se aktivitetet zhvillohen në këtë kuadër. Me këtë projekt të përfunduar nga TIKA, përditshmëria e të moshuarve do të lehtësohet”, thuhet në njoftim.
Drejtuesja e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier, Dorina Gjino në fjalën e saj tha: “Falënderojmë popullin turk për këtë projekt të zbatuar nga TIKA. Ky projekt ka bërë më të lehtë jetën e të moshuarve tanë dhe na mundësoi t’u ofrojmë atyre shërbim cilësor”.
TIKA ka ofruar mbështetje për rinovimin dhe për pajisjen me mobilie të ambienteve të Shtëpisë së të Moshuarve në Fier.
Përpara ceremonisë së hapjes, mjekët që punojnë në Spitalin Rajonal Memorial në Fier kryen kontrolle shëndetësore për të moshuarit që qëndrojnë në këtë azil.