Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar pajisje për fermerët në Maqedoninë e Veriut për përmirësimin e prodhimit të qumështit
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për fermerët në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e bërë nga TIKA, thuhet se agjencia ka ofruar pajisje për fermerët në Maqedoninë e Veriut për përmirësimin e prodhimit të qumështit.
Në këtë kuadër pajisjet janë siguruar për fermerët në Llozovë, Shtip, Karbinci, Radovish, Konçe, Vasilevë, Vallandovë, Demir Kapi, Gradsko, Resnjë, Plasnicë, Gostivar dhe Qendër Zhupa.
Në deklaratë thuhet se për 90 familje fermere janë pajisur me makina mjelëse, kontejnerë transportues qumështi dhe materiale higjienike.
Në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve ka marrë pjesë edhe kordinatorja e TIKA-s në Shkup, Fevziye Şeyma Babayiğit, fermerë dhe vendas që merren me bujqësi dhe blegtori.
Babayiğit, në fjalën e saj në ceremoni kujtoi se TIKA që nga viti 2005 ka realizuar projekte të ndryshme në shumë fusha përfshirë bujqësinë dhe blegtorinë në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.
“Me projektet tona për fermerët që jetojnë në zonat rurale, synojmë t’u mundësojmë familjeve të konsumojnë produktet e qumështit që prodhojnë vetë dhe të kontribuojnë në ekonomitë e tyre familjare duke i tregtuar në tregun vendas. Kështu, ne mbështesim edhe zhvillimin rural”, u shpreh ajo.
Fermerët nga ana tjetër falënderuan Türkiyen dhe TIKA-n duke shprehur kënaqësinë që ndiejnë nga projekti.
Projekti synon të rrisë nivelet e të ardhurave të familjeve fermere në zonat rurale duke forcuar infrastrukturën dhe kapacitetet e tyre teknike, parandalimin e migrimit nga fshati dhe mbështetjen e prodhimit cilësor të ushqimit.