Tjetër protestë e serbëve në Veri kundër Vuçiqit dhe Listës Srpska

Një tjetër protestë e serbëve ka nisur në veri të Mitrovicës me arsyen se “Lista Srpska dhe Aleksandar Vuçiq nuk i plotësuan kërkesat” që grupi i tyre i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar.

Tubimi ka nisur pak para orës 12:30 dhe u mbajt para selisë së Listës Srpska. Në tubim dolën rreth 40 pjesëmarrës, të cilët kanë kënduar himnin serb dhe mbajtën një pankartë të madhe me ngjyrat e flamurit serb dhe një tjetër ku shkruhej “Kosova është Serbi”.Siç raporton “Kossev”, një patrullë këmbësore e Policisë së Kosovës është parë edhe në fillim të shëtitores në afërsi të urës së qytetit,

Kategoritë
LajmeVendi