Tjetër sulm në një shkollë në Beograd, vajza qëllon me thikë një nxënës dhe mësuesen

Një vajzë 15-vjeçare ka plagosur me thikë 2 persona në një shkollë fillore në Beograd.

Mediat serbe bëjnë me dije se vajza ka sulmuar një nxënës të mitur dhe një mësues.

Ministria e Brendshme tha për Euronews Serbia se policia është kundërpërgjigjur dhe vajza është vënë në pranga

9 persona mes të cilëve 8 fëmijë mbetën të vrarë në një sulm me armë të ndodhur një ditë më parë në një shkollë fillore në Beograd.

Autori i masakrës, një nxënës 14-vjeçar i të njëjtës shkollë u arrestua bashkë me prindërit e tij.

Kategoritë
LajmeRajoni