Tmerr në Bullgari: Gjenden 18 trupa të pajetë emigrantësh në një kamion

Trupat e pajetë të 18 emigrantëve të paligjshëm, të cilët dyshohet se u mbytën, u gjetën pranë fshatit Lokorsko, rreth 16 kilometra në veri të Sofjes.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, njofton agjencia bullgare BTA.

Të gjitha viktimat janë të rinj afganë. Sipas lajmeve të Radios Kombëtare, kamioni mbante më shumë se 50 persona, të fshehur në një ndarje të fshehtë nën një ngarkesë me dru.

Disa nga të mbijetuarit u shtruan në spital për ndihmë mjekësore. BTV bën të ditur se 14 të tjerët janë në gjendje shumë të rëndë.

Drejtuesit e kamionit janë larguar dhe rezultojnë të zhdukur. Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe zbulimin e tyre, tha Ministria.

Kategoritë
BotaLajme