TOGG publikon fotografinë e konstruksionit të automjetit të parë turk

“Konstruksioni i parë i automjetit të montuar në Gebze me të gjitha pjesët e prodhuara në shtetin tonë”, thuhet në faqen zyrtare të TOGG në Twitter me mesazhin “Automjeti turk TOGG2022”

Grupi nismëtar për prodhimin e automjeteve në Turqi (TOGG) në faqen zyrtare të Twitterit shpërndau fotot e konstruksionit të parë të automjetit të parë plotësisht vendor që montohet në Gebze të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Konstruksioni i parë i automjetit të montuar në Gebze me të gjitha pjesët e prodhuara në shtetin tonë. Qëndroni të azhurnuar”, thuhet në faqen zyrtare të TOGG në Twitter me një mesazh të shkurtër “Automjeti turk TOGG2022”.

TOGG më herët njoftoi se aktivitetet për ndërtimin e fabrikës në Gemlik pranë Bursës po vazhdojnë dhe objekti është planifikuar të përfundojë para fundit të vitit të ardhshëm.

Automjeti i parë serik nga korsia në këtë fabrikë është planifikuar të arrijë në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Në fillim të prodhimit, pjesa vendore do të jetë 51 për qind ndërsa deri në vitin 2025 kjo përqindje do të arrijë 68 për qind. Deri në vitin 2030 është planifikuar prodhimi i pesë modeleve të ndryshme eklektike dhe të lidhura me to.

Kategoritë
BotaLajmeTë ndryshmeTeknologji