Xhamia e fshatit kulturor Katara në Doha, kryeqyteti i Katarit, është bërë fokusi i vëmendjes së tifozëve të Kupës së Botës FIFA 2022 që duan të njohin Islamin.
Predikuesit shumëgjuhësh meshkuj dhe femra në xhami u shpjegojnë turistëve të huaj fenë dhe tolerancën e Islamit.
Në derën e xhamisë ka tabela elektronike për Islamin në më shumë se 30 gjuhë që vizitorët mund t’i shohin në telefonat e tyre, dhe broshurat që prezantojnë Islamin në gjuhë të ndryshme shpërndahen për ata që dëshirojnë.
Sipas lajmit të AA; Turistët, të cilët vijnë në Katar nga vende të ndryshme për të parë Kupën e Botës, njoftohon me hadithet e profetit Muhamed në muret e shumë rrugëve, duke përshkruar rëndësinë e veprave të mira.