Toyota mbyll fabrikën në Rusi

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Rusisë konfirmoi se fabrika e Toyota-s në Shën Petersburg është mbyllur

Kompania japoneze e automobilave Toyota ka mbyllur fabrikën në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Rusisë konfirmoi se fabrika e Toyota-s në Shën Petersburg është mbyllur.

Në njoftim thuhet se kompania do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj ndaj punëtorëve të fabrikës, si dhe të vazhdojë mbështetjen pas shitjes për automjetet e saj në Rusi.

Kompania japoneze ka nisur një analizë tregu mbi bazën e së cilës do të marrë një vendim për të ardhmen e biznesit në Rusi.

Gazeta ruse “Kommersant” raporton se Toyota nuk u tërhoq nga tregu rus, por se vendosi të mbyllte fabrikën sepse ka vështirësi në marrjen e pjesëve të nevojshme për prodhim.

Kategoritë
BotaLajme