Tradhëtarët ukrainas që bashkëpunuan me Rusinë nxirren para qytetit të çliruar

Ukrainasit e dyshuar për bashkëpunim me Rusinë po grumbullohen dhe do të përballen me banorët në Kherson.

Imazhet duket se tregojnë bashkëpunëtorët pas një muri ndërsa duart e tyre janë të lidhura dhe sytë e mbuluar me shirit.

Burrat u arrestuan pasi dyshohet se kishin bashkëpunuar dhe punuar me forcat ruse pasi ata hynë në qytetin jugor në fillim të këtij viti.

Pamjet duket  se tregojnë disa nga bashkëpunëtorët e dyshuar me fytyra të përgjakur kokëulur.

Ata gjithashtu janë etiketuar me fjalë të shkruara nëpër shirit që mbulojnë sytë e tyre.

Shumë nga ata që bashkëpunuan me rusët pasi ata pushtuan Kherson në fillimin e luftës, janë larguar nga qyteti në javët e fundit.

Por këta burra u arrestuan në Kherson akoma pa u larguar.

Edhe pse ka pasur gëzim për çlirimin e qytetit, ekziston frika se disa rusë ishin ende të pranishëm në qytet dhe në zonën përreth.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se ata mund të vishen me rroba civile për të shmangur kapjen.

Kategoritë
BotaLajme