Tragjedi në botën e UFC-së, autobusi përplas për vdekje luftëtarin brazilian

Ish-ylli i UFC-së, Felipe Corales, ka vdekur në moshën 29-vjeçare pasi u përplas nga një autobus. Luftëtari brazilian u godit teksa po kthehej nga stërvitja në Rio de Janeiro të hënën.

Sipas “Globo”, Departamenti i Zjarrfikësve shkoi menjëherë në vendngjarje për të marrë masa për këtë aksident, por Colares ishte në gjendje të rëdë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. “Cabocao” ka lënë tragjikisht pas gruan e tij dhe djalin 10 muajsh.

Ai mbante një rekord profesionist në MMA prej 11 fitoresh dhe 4 humbjesh. Debutimin në këtë sport e vëri në vitin 2013, duke fituar tetë ndeshjet e tij të para. Braziliani u bë kampion i peshave të lehta në Jungle Fight në vitin 2017. Ndërsa në vitin 2019, ai kreu ndeshjen e tij të parë në UFC.

Jashtë ringut, Colares u bë hero në janar kur ndalo një grabitje duke rrëzuar të dyshuarin dhe duke e mbajtur të netrualizuar derisa u shfaq policia.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshme