Sulmuesi i Egnatias së Rrogozhinës, Dwamena, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës në ndeshjen kundër Partizanit.
Në minutën e 25 të ndeshjes, goleadori i kampionatit shqiptar, pa pasur kontakt me asnjë prej futbollistëve kundërshtarë, ra në fushë pa ndjenja.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë po fatkeqësisht po mundur ta mbajnë në jetë, ndërsa u dërgua në spital.
28-vjeçari ka shfaqur edhe më parë probleme me zemrën dhe një rast i ngjashëm ka ndodhur me të edhe në sezonin e kaluar.
Policia Rrogozhinë/Informacion paraprak
Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.
Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.