Tragjedi në Itali: Makina devijohet dhe godet një grup çiklistësh, 4 të vdekur, 6 të plagosur

Një makinë, në zonën Braccagni të Grosseto, ka devijuar nga rruga duke marrë përpara një grup çiklistësh.

Mes tyre ka të paktën tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Personi që drejtonte mjetin gjithashtu vdiq, ndoshta për shkak të një atak në zemër.

Në momentin e aksidentit, grupi i çiklistëve ka qenë duke lëvizur nëpërmjet rrugës Aurelia Vecchia. Rruga ishte e mbyllur për qarkullim të makinave.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, zjarrfikësit dhe disa ambulanca të 118-ës.

Ndërkohë të mbijetuarit janë shprehur se janë gjallë nga një mrekulli.

“Pashë makinën që ishte tashmë në korsinë tjetër pas kthesës, bërtita “kujdes”. Jam gjallë nga një mrekulli” – tha Enrico Guazzini, agjent i policisë bashkiake të Grosseto-s.

Ai ishte në grupin e çiklistëve amatorë të përplasur nga makina.

Kategoritë
BotaLajme