Tragjedi në rrugë, 25 të vdekur nga përplasja e autobusit në Egjipt

Të paktën 25 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion të parkuar në anë të rrugës në Egjiptin qendror.

“Shoferi i kamionit ishte ndalur në anë të rrugës për të ndërruar një gomë kur u godit nga pas nga autobusi me rreth 50 pasagjerë,” shpjegoi guvernatori i Minya, ku ndodhi incidenti, 300 kilometra në jug të Kajros.

Autoritetet njoftuan se do të paguanin një dëmshpërblim prej rreth 500 euro për të afërmit e viktimave.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët nuk janë të mirëmbajtura dhe kodi i trafikut shpesh nuk respektohet.

Zyrtarisht, 7000 njerëz u vranë në aksidente rrugore në vitin 2020 në vendin më të populluar të botës arabe, me 103 milionë banorë.

Kategoritë
BotaLajme