Një tragjedi ka ndodhur në Samos, ku si pasojë e fundosjes së një varke, tre persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë kanë nisur menjëherë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur.
Por përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e forta nga veriperëndimi po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.