Tragjedia në familjen shqiptare, Tefta Malaj lë spitalin për të marrë pjesë në funeralin e së bijës

Në ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një familje shqiptare që jeton në Itali, ku burri i shtyrë nga xhelozia, vrau vajzën e tij, komshiun italian si dhe plagosi bashkështoten.

Tefta Malaj, 39 vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 6 maj, ku e vdekur mbeti edhe vajza e saj Xhesika ka lënë spitalin.

Mediat italiane kanë raportuar se 39-vjeçarja ndodhet në gjendje të vështirë emocionale, ndërsa shihet se në varrimin e së bijës ka qenë me karrocë me rrota.

Ndërkohë avokati i saj, i ka drejtuar një thirrje presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39 vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.

I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella pasi shpresojmë në ndërhyrjen që të ndërhyjë në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ka mbi 18 vite që jeton në Itali, dy fëmijët i kanë lindur në Itali”, ka thaënë ai.

Gjithashtu avokati ka treguar se janë ndërmarrë veprime që Tefta Malajt dhe djalit të saj 5-vjeçar që aktualisht është në kujdesin e punonjësve social, t’u sigurohet një shtëpi e re.Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të paktë 10 ditë më parë. Ishte Taulant Malaj ai që masakroi me thikë vajzën 16-vjeçare Xhesikën, vrau një shtetas italian dhe goditi me thikë edhe bashkëshorten e tij Tefta Malaj, duke e akuzuar këtë të fundit se e tradhtonte me 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis

Kategoritë
Lajme