Tragjedia në Himarë, flet polici Arjan Tase: Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time

Arjan Tase u ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Avdia, që u vrau me skaf vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë. Ai gjatë seancës së gjyqit për caktimin e masës së sigurisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndërsa ka kërkuar falje edhe për policinë e shtetit.

Abc ka zbardhur dëshminë e Tases në Gjykatë.

Tase: Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.  Nuk duhet të ndodhte kurrsesi,  por fati im i
Tase tha se në skaf kishte hipur vetëm e ëma dhe djali i tij i vogël.

Tase: Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar  në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. 

Gjykata e Vlorës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen. Ish-shefi i policimit në komunitet, Arjan Tase është përballur sot në Gjykatën e Vlorës me akuzën e “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

Kjo është akuza me të cilën Prokuroria ka dërguar në Gjykatë për ish-efektivin, që paraditen e 2 Gushtit duke drejtuar një mjet lundrues goditi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Sipas burimeve, Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vlorës. Ndërkohë Prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale ku do te shikohet lëvizja e mjetit lundrues.

Kategoritë
BotaLajme