Trajkoviqit i rëndohet gjendja, transferohet me autoambulancë për në Prokuple

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, është dërguar në spital me autoambulancë pas përkeqësimit të shëndetit.

“Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuple (Serbi), pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur”, thuhet në “Twitter”-in e politikanes Rada Trajkoviqit në të cilinë ka shkruar e bija e saj.

“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj”, ka shkruar vajza e saj.

Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni