Trajneri bullgar dha dorëheqjen pasi fitoi vetëm një pikë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve

Jasen Petrov i Bullgarisë ka dhënë dorëheqjen pasi fitoi vetëm një pikë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve.

Petrov (53) mbërriti në pankinën e Bullgarisë në janar të vitit 2021 dhe në gjithsej 17 ndeshje shënoi 3 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje.

Bullgaria barazoi me Maqedoninë e Veriut (1-1) në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe pas humbjes poshtëruese në shtëpi (2-5) kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, Petrov vendosi të japë dorëheqjen.

“Nuk është morale për mua të mbetem trajner. Po jap dorëheqjen, po e marr të gjithë fajin”, tha Petrov për televizionin kombëtar bullgar.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, udhëheqjen do ta marrë drejtori teknik Georgi Ivanov.

Kategoritë
Sport