Trajneri i Andorras: Kosova ekip i rrezikshëm

Trajneri i Kombëtares së Andorras Jesús Luis “Koldo” Álvarez, e ka cilësuar Kosovën si një kombëtare shumë të kompletuar dhe të rrezikshme në prag të ballafaqimit të së martës në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në ko0nferencën për media ai tha se jo rastësisht Kosova barazoi me Izraelin sepse janë një ekip i ri dhe shumë kualitativ. Ai i bëri thirrje lojtarëve të tij që të kenë kujdes nga e gjithë skuadra dhe jo të fokusohen në emra të përveçëm.

“Ekipi i Kosovës është një ekip mjaftë i rrezikshëm, ka potencial, nuk është rastësi që kanë arritur që të barazojnë me Izraelin, po ashtu është një ekip i ri dhe ka synime që të kalojë më tutje nga kjo fazë e grupeve”, tha Koldo.

Ndërsa mesfushori i Andorras Marc Pujol theksoi se Kosova është kiandidat serioz për vendin e dytë në grupin I, së bashku me Romanin dhe Izraelin.

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Andorras zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në Grupin I Kosova ka një pikë pas barazimit në udhëtim me Izraelin, kurse Andorra është pa pikë pas humbjes në ndeshje e parë kundër Romanisë.

Kategoritë
Sport