Trajneri i Milanit, Conceiçao ishte shumë nervoz gjatë pushimit të ndeshjes me Juventusin – ai theu një televizor

Zlatan Ibrahimovic zbuloi se Sergio Conceiçao ‘theu një televizor’ brenda dhomës së zhveshjes së Milanit gjatë Superkupës së Italisë. Gazzetta dello Sport raporton se kjo ka ndodhur gjatë pushimit të pjesës së parë të gjysmëfinales kundër Juventusit.

Conceiçao ka pasur një ndikim të menjëhershëm te Milani. Në dy ndeshjet e tij të para në krye, ai mundi rivalët kryesorë, Juventusin dhe Interin në Superkupën e Italisë.

Kuqezinjtë siguruan një fitore 2-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinale javën e kaluar përpara se të tronditnin Interin me një rikthim me dy gola mbrëmë.

Gjatë fjalimit të tij në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes të së hënës, këshilltari i RedBird, Ibrahimovic tha se Conceiçao kishte thyer një televizor brenda dhomës së zhveshjes .

Gazzetta zbuloi se kjo ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Juventusit.

Sipas Gazzetta, Conceiçao ishte ‘i neveritur’ nga performanca e pjesës së parë kundër Bianconerëve dhe me atë gjest ai bëri ta kuptojnë lojtarët e tij se di ndjehej me paraqitjen.

Siç tha Ibrahimovic, Conceiçao kishte ethe, por edhe në atë gjendje ai goditi televizorin, duke e thyer atë në dysheme.

Milani u kthye në Itali me trofeun të martën në mëngjes.

Rafael Leao dhe Christian Pulisic pranuan se trajneri i ri solli një “energji dhe atmosferë të ndryshme” në ekip.

Kategoritë
LajmeSport