Me trajnerin e ri të Liverpoolit, Arne Slott, në Anfield kanë mbërritur metoda të reja pune dhe shumë janë habitur kur panë pajisjet e pazakonta që portierët mbajnë gjatë stërvitjes.
Janë publikuar fotot e portierit të Reds me syze të çuditshme gjatë stërvitjes dhe shumë shpejt ka ardhur një shpjegim se për çfarë bëhet fjalë.
Gjegjësisht, syzet e sjella nga ekipi i Slot kanë për qëllim të përmirësojnë reagimet e portierëve, koordinimin e syve dhe duarve të tyre, si dhe aftësitë teknike, sepse zvogëlon sasinë e inputit ndijor, domethënë futjen e informacionit gjatë stërvitjes.
Liverpool's goalkeepers are using special goggles in training under Arne Slot 👓
These goggles enhance reactions, hand-eye coordination, and technical skills by limiting sensory input. 🔴✨
(via @MarkCarey93) pic.twitter.com/IC2CVLQ5Ul
— Pubity Sport (@pubitysport) July 19, 2024
Syzet janë prodhuar nga kompania amerikane Swivel Vision dhe ato kufizojnë shikimin periferik të përdoruesit dhe e detyrojnë atë të ndjekë sinjalet zanore.
Në themel të tyre, syzet u prodhuan me idenë për t’i bërë sa më sfiduese portierit arritjen e topit në stërvitje, në mënyrë që kjo punë t’i ishte më e lehtë gjatë ndeshjeve.
Meqë ra fjala, mbrëmë (e premte) Liverpooli luajti një ndeshje përgatitore “prapa dyerve të mbyllura”, dhe u mposht 1-0 nga skuadra e Prestonit, e i cila garon në Championship.
Liverpooli do të luajë ndeshjen e parë zyrtare më 17 gusht, kur do të presë të sapoardhurit Ipswich Town në xhiron e parë të Ligën Premier.