Trajneri Sokoli pas paraqitjes së Bakut me fanellë të Serbisë: Krejt kjo u bë për të provokuar shqiptarët

Doli me fanellë me simbolin e Serbisë gazetari Ervin Baku për këtë mori kritika të shumta.

E për këtë rast në një intervistë për Lajmi.net, ka folur trajneri Bardhyl Sokoli e i cili thotë se për të kjo është vetëm provokim ndaj shqiptarëve.

“Paraqitja e Bakut me flamurin serb e konsideroj si një provokim të rënd që i bëhet shqiptarëve”, ka thënë Sokoli.

Sokoli thotë se Baku thirret në demokraci por një veprim i tillë sipas tij nuk është asgjë më shumë se sa një provokim

Ai thotë se Baku gazetari kërkoi falje për këtë veprim por shton se mund ta kishte shmangur një veprim të tillë.

“Për mua qëllimi i tij ëszhtë të jetë servil ndaj atyre që pretendojnë apo mundohem të organizojnë kampionatin”, thotë Sokoli.

Ai mes tjerash ka thënë se gjithçka tash në sport është e lidhur me politikë.

Kategoritë
Sport