Tre problemet kryesore të kosovarëve: Varfëria, papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të enjten ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik. Ashtu si në anketat e mëparshme, të anketuarit janë pyetur për problemet më urgjente me të cilat po përballet Kosova aktualisht.

Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi