Tre shqiptarë në Kupën e Botës, Zvicra publikon listën

Vetën tre shqiptarë do të ketë Zvicra në grupin e 26 lojtarëve të listës së Katar 2024. Si rrallëherë vitet e fundit, kombëtarja helvete ka reduktuar në minimum numrin e emrave me prejardhje nga trojet shqiptare dhe ata janë lideri i Arsenalit, Granit Xhaka, sulmuesi i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri dhe mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari.

Në të shkuarën, pjesë e listës së Zvicrës kanë qenë edhe disa shqiptarë të tjerë si Blerim Xhemajli, Pajtim Kasami, Valon Behrami e shumë të tjerë.

Gjatë këtij botërori, federata zvicerane u ka kërkuar lojtarëve me origjinë shqiptare të evitojnë festën me shqiponjë në rast se shënojnë në sfidën me Serbinë, skuadër që ndodhet në grupin e zviceranëve bashkë me Brazilin dhe Kamerunin, skuadër ndaj së cilës do të debutojë në datën 24 nëntor.

Kategoritë
Sport