Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë, në rrugën Gjakovë-Prizren, nga ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Në aksidetin e ndodhur në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren) deri më tani kemi informacion se tre persona për shkak të lëndimeve janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”, ka thënë Elezaj.

Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

Kategoritë
LajmeVendi