Treni përfshihet nga flakët mbi urë, pasagjerët dalin nga dritaret

Një tren u përfshi nga flakët teksa ishte duke lëvizur në urën mbi lumin Mystic në Boston. Qytetarët e tmerruar thyen dritaret duke dalë me shpejtësi për t’i shpëtuar zjarrit dhe tymit, ndërsa një prej tyre duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale teksa hidhet në lumë.

Në momentin e zjarrit, në tren ishin gati 200 pasagjerë, ndërsa për fat të mirë, ata kanë mundur të dalin pa lëndime edhe pse ngjarja ishte e tmerrshme.

Shefi i Zjarrfikësve të Somerville, Charles Breen, tha se për fat të mirë, një varkë ishte duke lëvizur në lumë në momentin kur pasagjeri u hodh për t’i shpëtuar flakëve dhe i erdhi atij në ndihmë.

Ky incident vjen një muaj pasi një tren doli nga shinat në Misuri, duke i marrë jetën 3 personave, ndërsa më shumë se 50 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Kategoritë
Lajme