Trepça kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve në basketboll

Skuadra kosovare, Trepça është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të play-offit në UEFA Champions League.

Klubi nga Mitrovica mposhti 82:79 skuadrën e Keravnosit.

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte amerikani, Cambridge me 22 pikë, një kërcim dhe një asist.

Paraqitje tejet të mirë bëri edhe Tmushiq me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe një asist.

Ndeshjen gjysmëfinale, Trepça e luan ndaj skuadrës Nymburk.

Kategoritë
Sport