Trepça Shkruan Historinë – Katër Kupa Radhazi për Mitrovicasit!

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Bashkimin me rezultat 85:79.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Trepça dhe Bashkimi zhvilluan një përballje emocionuese, sidomos në pjesën e parë që ishte e barabartë.

Pas dy çerekëve, Trepça shkon në pushim në epërsi ndaj Bashkimit me rezultat 42-41.

Çereku u parë ishte shumë i barabartë dhe u mbyll me rezultat 24:22.

Ndërsa çereku i dytë i takoi Bashkimit që e mbylli me rezultat 19-18.

Edhe çereku i tretë shkoi i barabartë me të dy skuadrat që nuk mund të shkëputeshin.

Sammy Hunter ka shënuar në sekondën e fundit për epërsinë 63:60.

Sa i përket çerekut të fundit, ky i takoi plotësisht Trepçës që dominoi duke krijuar epërsinë e nevojshme për të marr trofeun.

Paraqitja fantastike e Wendell Green me 30 pikë nuk i ndihmoi Bashkimit, pasi që Michael Green dhe Tekele Cotton kishin nga 18 pikë te Trepça.

Mitroviasti mbrojë trofeun që e fituan edhe vitin e shkuar, ndërsa radhazi e ka fituar katër herë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi