Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Pejës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit fituan 94:85 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte, Malik Johnson – i cili realizoi 24 pikë, bëri tri kërcime dhe pesë asistime.
Kurse te Peja më i miri në fushë ishte Darnell Cowart, i cili shënoi 20 pikë, bëri shtatë kërcime dhe katër asistime.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Pejës pa trajnerin Rami Hadar dhe në të dyja pësoi humbje./Indeksonline/