Tri gola, rekord kartonësh të verdhë dhe një i kuq: Turqia eliminon Çekinë nga Euro 2024

Turqia ia ka ndërprerë rrugëtimin Çekisë në fazën e 16-të më të mirave, duke e mposhtur 2-1 në duelin e Grupit F.

Antonin Barak bëri një gabim trashanik qysh në fillim të ndeshjes, duke u përjashtuar nga fusha pas vetëm 20 minutash lojë, shkaku që pranoi dy kartonë të verdhë.
>
Turqit ishin dukshëm më të mirë në pjesën e parë, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm, kur Turqia realizoi golin e epërsisë.

Ishte Hakan Calhanoglu, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 51-të me një asistim te Yuksek.

Por, në minutën e 66-të, Çekia i barazoi shifrat me golin e Tomas Soucek, duke ndezur edhe më shumë sfidën.

Çekët ishin në dijeni se vetëm fitorja do t’i kalonte tutje, mirëpo nuk ia dolën të bënin më shumë përballë turqve me këta të fundit që realizuan edhe golin e fitores me anë të Cenk Tosun (90+4′).

Ishte një përballje që do të mbahet mend, së paku për numrin e kartonëve të verdhë, pasi u dhanë 16 sosh, duke vendosur rekord në një Kampionat Evropian.

Portugalia e mbyll si lider i Grupit F me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Turqia,  Gjeorgjia me katër dhe Çekia me një.

Kategoritë
Sport