Tridhjetë fluturime shtesë nga Maroku në Katar para ndeshjes gjysmëfinale me Francën

Aviokompania “Royal Air Maroc” njoftoi se është vendosur një “urë ajrore” midis Kazablankës dhe Dohas.

Kompania ajrore e Marokut “Royal Air Maroc” ka vendosur të organizojë 30 fluturime shtesë për transportimin e marokenëve në Katar për të mbështetur kombëtaren e tyre në ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës në Kupën e Botës.

“Royal Air Maroc” njoftoi se është vendosur një “urë ajrore” midis Kazablankës dhe Dohas.

Në këtë kontekst, është paralajmëruar se kanë vendosur të bëhen edhe 30 fluturime shtesë për në Katar, me qëllim që të mundësohet udhëtimi i marokenëve të cilët duan të mbështesin kombëtaren e tyre.

Në deklaratën e publikuar thuhet se lojtarët e kombëtares në Botërorin “Katar 2022” treguan paraqitje “jashtëzakonisht heroike” falë mbështetjes së tifozëve marokenë, të cilët u përshkruan si “lojtari i 12-të”.

Përfundimisht, me eliminimin e Portugalisë, Maroku u bë kombëtarja e parë arabe dhe afrikane në histori të Kupës së Botës e cila ka arritur deri në gjysmëfinale.

Sonte në stadiumin “Al Bayt” me fillim në orën 20:00 do të ballafaqohen Franca dhe Maroku.

Kategoritë
BotaLajme