Tronditen mjekët, nxorën plot 209 topa magnetikë nga trupi i 2-vjeçares

Mjekët janë tronditur nga një ngjarje e pazakontë në Rusi. Një 2-vjeçare në Moskë i kanë nxjerrë nga stomaku 209 topa magnetikë nga stomaku, të njohur gjithashtu si topa anti-stres.

Ajo i kishte gëlltitur ato ndërsa familja nuk ishte në dijeni. Disa ditë më vonë, familja e kishte dërguar në spital pasi jashtëqitja e vajzë së tyre ishte e zezë.

Në radiografi u pa që 2-vjeçarja kishte topa magnetikë me ngjyrë, në stomakun e saj.

Pas kësaj, u desh të bëhej një ndërhyrje kirurgjikale për t’i nxjerrë. Operacioni zgjati dy orë dhe mjekët thanë se disa nga topat magnetikë të hequr tashmë ishin të mprehta dhe mund të shponin stomakun.

Gjendja shëndetësore e fëmijës tashmë është e mirë.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme